Rasha Rojaviq i ka dhënë afat Qeverisë së Kosovës deri më 1 tetor për ta normalizuar situatën, ose merren masa më radikale

Organizatorët e bllokadave kanë kërkuar që Kosova ta tërheqë policinë nga komunat me shumicë serbe në veri, ta lejojë përdorimin e valutës së dinarit serb, i cili u ndalua në fillim të këtij viti, si dhe ta lejojë punën e komunave paralele serbe. Ndërkohë, organizatori i bllokadave në pikat kufitare, Rasha Rojeviq ka paralajmëruar radikalizim nëse s’ka “normalizim të situatës” deri më 1 tetor. Mediat në Serbi raportojnë se Rojaviq ka thënë se i ka dhënë afat Qeverisë së Kosovës deri më 1 tetor për të “normalizuar situatën,” në të kundërtën ka theksuar se do të marrin masa më radikale. Por, institucionet kosovare kanë theksuar se janë të përkushtuara për të ruajtur rendin dhe stabilitetin në vend, pavarësisht provokimeve. rtk

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …