Kryetari i BDI-së, ka reaguar ashpër kundër vendimit të Nikola Dodovit, komit i emëruar nga qeveria VMRO-VLEN, për të përjashtuar nga puna 30 shqiptarë. Sipas tij, ky veprim përfaqëson një turp dhe tradhti të qartë ndaj shqiptarëve dhe një ndryshim negativ që VLEN ka sjellë në institucionet maqedonase. Ky është ndryshimi që VLEN solli, si vasali më i vyeshëm i Qendrës Hibride Anti Shqiptare!” tha Kryetari i BDI-së, duke shtuar se në vetëm pak muaj të qeverisë së re maqedonase, është evidentuar një fushatë e qartë dhe e qëllimshme për të përjashtuar shqiptarët nga pozitat kyçe në shoqëri. Ai kritikoi politikën e qeverisë së re, duke theksuar se kjo politikë nuk tregon as barazi, as drejtësi, por në vend të kësaj, paraqet një margjinalizim të hapur dhe sistematik të shqiptarëve. Kryetari i BDI-së e përshkroi këtë si një vazhdim të tradhtisë ndaj interesave të shqiptarëve dhe një përpjekje për të reduktuar praninë e tyre në sferat kyçe të shoqërisë.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …