leoni

Kryeministri, Albin Kurti u takua me serbin, Goran Vasiljeviç, i cili dyshohet për lidhje me agjentët serbë dhe për krime lufte

Një takim mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe Ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, me serbin nga Shtimja, Goran Vasiljeviç, ka ngjallur reagime  në publik dhe  në qarqet politike të Kosovës. Vasiljeviç, i cili punon në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, është një figurë kontroverse dhe njihet për lidhjet e tij me kriminelët serbë, si ish-komandanti i forcave paramilitare serbe, Dragan Vasiljkoviç, dhe ish-shefi i Ushtrisë Serbe, Nebojsha Pavkoviç. Sipas burimeve të Policisë së Kosovës, Vasiljeviç i dyshohet se kishte lidhje me grupin e agjentëve serbë që kishin ardhur në Kosovë për të blerë dëshmitarë duke iu ofruar atyre shuma të majme parash në këmbim të deklaratave të tyre për trafikim të organeve nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës gjatë periudhës së luftës në Kosovë. Takimi dhe fotografitë e publikuara të Vasiljeviqit me Kryeministrin Kurti kanë krijuar shqetësime  të reja, duke ngritur pyetje mbi qëndrimin dhe qasjen e qeverisë ndaj personave me të kaluar të dyshimtë.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …