Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Vjosa Osmani po bën përpjekje e mjerë për ta hequr përgjegjësinë nga vetja dhe për ta ngarkuar vetëm Kurtin

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se kryetarja,  Vjosa Osmani, po bën përpjekje të mjerë për ta hequr përgjegjësinë nga vetja dhe për ta ngarkuar vetëm Kurtin për dështimet qeverisëse. Duke iu referuar një interviste të Vjosa Osmanit ku ajo konfirmoi mospajtimet me kryeministrin. Haradinaj e quajti atë  një presidente koti që tha se pas katër vjetësh zgjodhi të fliste për rëndësinë e partneritetit me Amerikën. Tani merr guximin të flasë sa e rëndësishme është Amerika  për Kosovën, sikur gjatë këtyre katër viteve ajo të kishte qenë në hënë. Një përpjekje e mjerë për ta hequr përgjegjësinë nga vetja dhe për ta ngarkuar vetëm Kurtin. Gabim, zonja Presidente. Në çdo ndyrësirë të Kurtit, ti je në mes të saj. Kurti e ka ndihmuar agjendën serbe në Kosovë më shumë sesa vetë Serbia dhe aleatët e saj, saktësoi  Ramush Haradinaj në një postim të tij. As armët e blera kineze, as armët e blera ruse, as lufta e madhe hibride serbo-ruse në Kosovë, as strukturat kriminale serbe në territorin e Kosovës nuk e kanë ndihmuar agjendën serbe në Kosovë aq sa e ka ndihmuar Albin Kurti me politikën e tij anti-amerikane dhe kundër aleatëve. Serbia do të jepte miliarda vetëm që ta largonte Kosovën nga mbrojtja amerikane dhe vendet e tjera aleate. Albini e largoi Kosovën pa pagesë fare, ka deklaruar, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …