KPF bashkë me kryesuesin e Kuvendit, Xhavit Zariqi, kanë mbajtur dëgjimin publik për hartimin e buxhetit për vitin 2025

Komiteti për Politik dhe Financa (KPF) i Komunës së Ferizajt bashkë me kryesuesin e Kuvendit Komunal, Xhavit Zariqi mbajtën dëgjimin publik për hartimin e buxhetit për vitin 2025. Fillimisht kryesuesi i Kuvendit komunal, ka përshëndetur të pranishmit dhe i falënderoi të gjithë qytetarët e pranishëm për kontributin e dhënë me kërkesat e tyre për realizimin e projekteve nga ana e Komunës për vitin 2025.

Në anën tjetër drejtoresha e Financave, Sebahate Ajeti-Sadiku, të pranishmit i ka njoftuar në lidhje me buxhetin e vitit 2025, por edhe me kërkesat e qytetarëve që i kanë parashtruar gjatë dëgjimeve buxhetore që ka mbajtur ekzekutivi komunal.

Ndërsa qytetarët e pranishëm në sallë, kërkuan më shumë kopshte për fëmijë, rrugë, transportin publik urban, si dhe një mbikëqyrje më të madhe për ndarjen e mjeteve edhe për Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Ferizaj.

Buxheti i vitit 2025 pritet të miratohet në fund të këtij muaji nga Kuvendi i Komunës së Ferizajt.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …