Festivali “HARDH FEST-2024” përfundon me sukses dhe pa incidente 

Drejtoria Rajonale të Policisë në Gjakovë, me sukses ka përmbushur detyrat e saj gjatë  organizimit të Festivalit të Rrushit, Verës dhe Kulturës “HARDH FEST2024”, i cili u mbajt nga  data 6 deri më 8 shtator në Rahovec. Gjatë këtij festivali tradicional, i cili mblodhi një numër tmadh vizitorësh dhe pjesëmarrësish, përfshirë personalitete të njohura nga fusha e politikës,kulturës dhe artit, nuk është shënuar asnjë incident serioz gjatë gjithë zhvillimit të festivalit.

Për garantimin e sigurisë dhe rendit publik, Drejtoria Rajonale të Policisë në Gjakovë ka  zbatuar një plan operativ të mirë organizuar, ku një numër i mjaftueshëm i zyrtarëve policorë  kanë qenë të angazhuar për kontrollin dhe rregullimin e trafikut, parandalimin e dukurive  negative dhe parandalimin e akteve të mundshme kriminale. Bashkëpunimi i ngushtë me  organizatorët e festivalit ka qenë një faktor kyç në ruajtjen e qetësisë publike dhe mbarëvajtjen e  këtij eventi.

Falë kulturës qytetare të treguar nga vizitorët dhe përkushtimit të organizatorëve, festivali

ka kaluar pa asnjë problem. Policia e Kosovës falënderon të gjithë qytetarët dhe pjesëmarrësit

për respektimin e rregullave dhe sjelljen e përgjegjshme, duke kontribuar kështu në një atmosferë të qetë dhe festive.

Gjakovë, 9 shtator 2024

 

Kontrolloni gjithashtu

Ka ndërruar jetë Lulzim Cara, babai i Heroit të Kosovës, Indrit Cara

Ka ndërruar jetë, Lulzim Cara, babai i Heroit të Kosovës, Indrit Cara. Lulzimi ishte një …