Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar intervistën e Vjosa Osmanit lidhur me raportet me kryeministrin Kurti. Ajo shkroi me këtë rast se kryetarja më në fund guxoi ta kritikojë Kurtin lidhur me gabimin për Asociacionin, për dështimin e Kurtit në anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, përgënjeshtroi RTK-në për sulmet e pabaza ndaj gazetës ‘Nacionale’, madje kërkoj shkarkimin dhe dorëheqjen Martin Berishajt për korrupsionin energjetik e të tjera. Ky guxim i erdhi Osmanit nga frika e votave që janë afër më 9 shkurt… Mbyllja e gojës ishte nga frika që pati nga Kurti, tash kur i kanë prishur marrëdhëniet foli nga frika e votës. Pushteti para shtetit është një dështim kombëtar, jo vetëm politik për rangun e presidentit të një vendi”, ka shkruar Edita Tahiri.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …