Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi pas mbledhjes së mbajtur të Kryesisë së Kuvendit, ka kritikuar legjislaturën me qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje. Aj ka thënë me këtë rast se “kjo legjislaturë me këtë qeverisje mund të konsiderohet si qeverisja me e dobët në historinë e Kosovës. Është karakterizuar me shkelje të vazhdueshme dhe të përsëritura të Kushtetutës nga ana e qeverisë. Me keqardhje e them por katër vite nën udhëheqjen e Lëvizjes Vetëvendosje, janë katër vite të dështuara, ka saktësuar Arben Gashi.
Kontrolloni gjithashtu
Vlora Çitaku: Qëllimi i qeverisë është të shkatërrojë institucionet, jo t’i fuqizojë ato
Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj deklaratave …