Festa e Vjeljes së Rrushit, “Hardh Fest 2024” atmosferë e përsosur, publik i jashtëzakonshëm dhe pa asnjë incident

Me rastin e përfundimit të Festivalit të vjeljes së rrushit “Hardh Fest 2024” kryetari i Komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi përmes rrjetit të tij social facebook ka falenderuar pjesëmarrësit si qytetarë nga Kosova, bashkëkombës nga trevat shqiptare dhe nga vende të ndryshme të botës, që për tri ditë rresht morën pjesë në aktivitetet e begatshme dhe në koncertet e festivalit.

“Festa e rrushit, që dikur festohej thjesht nga vreshtarët e Rahovecit, tani është një festival madhështor që tërheq vizitorë nga e gjithë bota. Një kombinim i përkryer mes argëtimit, traditave dhe përvojave unike, ku të gjithë patën mundësinë të përjetojnë mikpritjen e ngrohtë dhe bujarinë tonë, të shijojnë verën dhe rakinë rahovecase, të njohin trashëgiminë tonë kulturore dhe natyrore, si dhe potencialet turistike.

Një falënderim i veçantë shkon për institucionet, për delegacionet e shumta, për ambasadat dhe për të gjithë partnerët që morën pjesë, duke e bërë këtë festival edhe më të rëndësishëm!

Publiku ka treguar një nivel të lartë kulture dhe ka krijuar një atmosferë të përkryer gjatë gjithë festivalit.

Falënderojmë këshillin organizues, në krye me drejtorin ekzekutiv, Agron Sokolin, për përkushtimin e jashtëzakonshëm! Po ashtu, një falënderim për Policinë e Kosovësdhe për ekipet e tjera të sigurisë, për ekipet e pastrimit dhe mirëmbajtjes, për QKMF-në dhe për zjarrfikësit që kontribuan për sigurinë në festival!

Faleminderit, faleminderit, faleminderit! Për fund, do ta rrisim edhe më shumë përkrahjen për festën tonë, për Hardhfestin. Shihemi në edicionin e vitit 2025″ ka shkruar ndër të tjera në rrjetin e tij social facebook, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Ferizajaset Valmira Ramadani dhe Yllka Jashari fituese të medaljes së bronztë në Kampionatin Ballkanik të Beach Volleyt

Ferizajaset Valmira Ramadani dhe Yllka Jashari i siguruan Kosovës, medaljen e bronztë në BVA Kampionatin …