leoni

KMDLNJ

KMDLNJ: Që nga ardhja në pushtet, Qeveria Kurti nuk ka bërë asgjë për përmirësimin e kushteve për pensionistët e kategoritë sociale

Në një reagim të KMDLNJ-së  thuhet se që nga ardhja në pushtet, qeveria Kurti 2 jo që nuk ka bërë asgjë për përmirësimin e kushteve për pensionistët dhe kategoritë sociale, përkundrazi vetëm sa ka përkeqësuar gjendjen e tyre duke përshpejtuar varfërimin e kësaj kategorie edhe ashtu materialisht të cenueshme. Gjatë mandatit të qeverisë Kurti e që ka hyrë në muajt e fundit të mandatit të plotë çmimet e shportës familjare janë rritur, në disa artikuj edhe mbi 100 për qind e sidomos qytetarët e cenueshëm janë përballur me fatura të papërballueshme të energjisë elektrike për të cilat ose është dashur të hyjnë borxh, ose të marrin kredi te institucionet mikrofinanciare që ua rrjepin lëkurën me kamata të larta. Me pensionet (lëmoshën) që e marrin, shumica e pensionistëve apo përfituesve të skemave sociale nuk mund t’i sigurojnë as nevojat elementare, madje kanë vështirësi të sigurojnë barërat apo trajtimin mjekësorë.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-kryenegociatori, Avni Arifi, ka reaguar kundër kryeministrit Kurti, lidhur me numrin e të papunëve në Kosovë

Avni Arifi kritikon reagimet ndërkombëtare, të çuditshme dhe pa drejtim kah Serbia

Opinionisti, Avni Arifi ka drejtuar kritika ndaj qëndrimeve të ndërkombëtarëve pas shpërthimit të së premtes …