Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, duke folur lidhur me qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj kryetares, Vjosa Osmani. tha se brenda Vetëvendosjes, prapa shpine, Osmani quhet “notere” për rolin e saj në politikën e Kosovës. Kryeministri Albin Kurti e ka shfrytëzuar atë për të siguruar votat që i duheshin për suksesin e Vetëvendosjes, veçanërisht pas rrëzimit të Qeverisë Kurti 1, që ishte në koalicion me LDK-në. Ajo shtoi se mbështetja e elektoratit të LDK-së për Vjosa Osmanin, e cila ishte kandidate për kryeministre në atë kohë, i siguroi Vetëvendosjes një numër të madh votash, falë dhe ndihmës së strukturave të LDK-së. Dërguti nënvizoi se ky bashkëpunim ka ndikuar thellë në konfigurimin e skenës politike në vend, duke sugjeruar një marrëdhënie të tensionuar mes Osmanit dhe Vetëvendosjes, pavarësisht bashkëpunimit të kaluar.
Kontrolloni gjithashtu
Vlora Çitaku: Qëllimi i qeverisë është të shkatërrojë institucionet, jo t’i fuqizojë ato
Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj deklaratave …