leoni

Violeta Haxholli, tha se Kuvendi gjatë këtij sesioni ka shënuar rënie të aktivitetit, pasi për 13 javë pune, nuk ka organizuar fare seanca

Violeta Haxholli, tha se Kuvendi gjatë këtij sesioni ka shënuar rënie të aktivitetit, pasi për 13 javë pune, nuk ka organizuar fare seanca

Instituti Demokratik i Kosovës  mbajti konferencë për medie ku shpalosi raportin vlerësues për punën e Kuvendit të Kosovës gjatë sesionit pranveror janar-korrik 2024. Violeta Haxholli, menaxhere e projektit tha se Kuvendi gjatë këtij sesioni ka shënuar një rënie në aktivitetin e tij, duke vënë theksin se për gjithsej 13 javë pune nuk janë organizuar fare seanca. Nga janari deri në fund të muajit korrik, Kuvendi zhvilloi 29 seanca, 10 prej të cilave ishin seanca plenare, kurse për shkak të mungesës së kuorumit kishte 7 vazhdime të këtyre seancave. Ndërsa, janë mbajtur edhe 6 seanca të jashtëzakonshme dhe 6 seanca solemne. Përkundër rekomandimeve të vazhdueshme të KDI-së për planifikim më të mirë dhe racional të punës, rendi i ditës për të gjitha seancat e rregullta ishte i stërngarkuar dhe nuk arriti të trajtohet asnjëherë në tërësi. Si rezultat, pikat e rendit të ditës kanë vazhduar të barten nga seanca në seancë. Shkak kryesor për mosrealizim të rendit të ditës mbetet mungesa e kuorumit të nevojshëm. Vetëm në këtë sesion deputetët munguan 525 herë, apo mesatarisht për çdo seancë munguan 24,3% e deputetëve

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Tahiri

Tahiri: AAK asnjëherë nuk ka qenë më e fortë se sa në zgjedhjet që do të mbahen më 9 shkurt

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se …