leoni

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka pritur në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin, Aivo Orav

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka pritur në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin, Aivo Orav

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka pritur në takim shefin e sapoemëruar të Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav. Në njoftimin e KFOR-it është thënë se Ulutash dhe Orav kanë shkëmbyer mendime mbi zhvillimet e fundit. Komandanti Ulutash ka përsëritur përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për bashkëpunim të vazhdueshëm me Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe mbështetjen e plotë për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Bashkëpunimi NATO-BE është kyç për sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe për stabilitetin rajonal”, ka njoftuar KFOR-i.

Kontrolloni gjithashtu

Kandidati i LDK-së për kryetar të Besianës, Ekrem Hyseni, ka konfirmuar fitoren e tij në radhën e parë të zgjedhjeve

LDK-ja do të marrë pjesë në takimin për seancën konstituive, por nuk mbështet kandidatin e LVV-së për kryeparlamentar

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Ekrem Hyseni, ka konfirmuar se LDK do të përgjigjet pozitivisht …