Në muajin tetor të këtij viti, Shqipëria pritet të nisë diskutimet për kapitullin e parë të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian, që përfshin të drejtat themelore. Këtë lajm e konfirmoi euro-komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, gjatë Konferencës Ndërparlamentare për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, e mbajtur në Budapest. Varhelyi vlerësoi reformat e thella që Shqipëria ka ndërmarrë, veçanërisht në fushën e drejtësisë, dhe theksoi se aktualisht nuk ka kushte shtesë nga vendet anëtare të BE-së për avancimin e procesit të anëtarësimit. Ai gjithashtu nënvizoi rëndësinë e integrimit të vendeve të Ballkanit për forcimin e stabilitetit në kontinentin evropian.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …