I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ai ndodhet në Beograd për t’u përgatitur për takimin e radhës mes dy palëve, në nivel të kryenegociatorëve. Javën e kaluar ai ka qenë në Prishtinë për arsyen e njëjtë. Gjatë vizitës në Prishtinë, Lajçak ka thënë se është arritur pajtueshmëri për rundin e ri të dialogut mes kryenegociatorëve – Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqkit – mirëpo nuk ka dhënë hollësi se kur do të zhvillohet takimi. Lajçak e ka konfirmuar që Serbia është tërhequr prej letrës së dërguar në Bruksel vitin e kaluar, në të cilën ka shprehur rezerva për zbatim të Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve, si për Aneksin e zbatimit.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kërkon që të gjithë të korruptuarit pa dallim të futen në burg
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video ku shfaqet votimi i deputetëve të …