Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur në takim shefin e ri të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, me të cilin kanë diskutuar për avancimin e proceseve integruese. Në selinë e PDK-së, kisha kënaqësinë ta mirëpres shefin e ri të zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav. Pa dyshim, ardhja e ambasadorit Orav në Kosovë, i cili ka një përvojë mbi 30 vjeçare në diplomacinë evropiane, e posaçërisht atë të Ballkanit, është lajm i mirë për vendin tonë. Bashkë diskutuam dhe ndamë pikëpamjet tona për çështje të interesit të përbashkët, në funksion të avancimin e proceseve integruese të Kosovës. Për shtetin tonë integrimi euroatlantik mbetet prioritet i pazëvendësueshëm. Ambasadorit Orav ia konfirmova përkushtimin e plotë të Partisë Demokratike të Kosovës për të kontribuar në thellimin e raporteve tona diplomatike dhe politike, të cilat garantojnë rrugëtimin e sigurt të Kosovës drejt BE-së”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …