Kryetari i Serbisë, Vuçiq, pas takimit me kryeministrin, Kurti e ndërmjetësit europianë, tha se takimi ka përfunduar pa sukses

Kryetari i Serbisë, Vuçiq ka njoftuar do t’i prezantojë kërkesat, për shkak të ‘sulmeve’ ndaj popullsisë serbe në veri të Kosovës

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se do t’i prezantojë kërkesat, për shkak të siç pretendon ai, sulmeve ndaj popullsisë serbe në veri të Kosovës. Ai ka thënë se në 72 orët e ardhshme do t’i adresohet publikut për “ato që bashkësia ndërkombëtare nuk i ka përmbushur”. Vuçiq ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për vendimet siç i ka quajtur ai të paligjshme në veri, por gjithashtu ka akuzuar edhe bashkësinë ndërkombëtare që bëjnë deklarata kundër veprimeve të Qeverisë së Kosovës në veri por nuk ndërmarrin asnjë veprim tjetër. Prandaj me masa serioze dhe çështje të rënda, ne do t’iu kontaktojmë brenda 72 orëve, çdo gjë tjetër për sa i përket takimeve dypalëshe për marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara po shkojnë në një drejtim shumë të mirë, dhe sa i përket vetë dialogut, Serbia është çdoherë për dialog. Unë jam i gatshëm që edhe sot të shkoj të bisedoj me Kurtin, të kem dialog në Bruksel, por Serbia nuk është e gatshme dhe kam thënë shumë herë, unë nuk do të lejoj përndjekje dhe persekutim të popullatës time, dhe se është shumë e qartë se ky është bërë qëllimi i vetëm i Albin Kurtit”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …