Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pas intervistës së fundit të presidentes Vjosa Osmani, duke e quajtur atë një moment vendimtar që konfirmon korrupsionin brenda qeverisë. Kërkesa e hapur e zonjës Osmani, për largimin e ambasadorit Martin Berishaj ka hedhur dritë mbi lidhjet e tij me GEN-in serb. Haziri theksoi se deklaratat e Vjosa Osmanit janë një “bombë” për qeverinë, duke sugjeruar se ato tregojnë qartë për thellësinë e korrupsionit qeveritar. Ai gjithashtu kritikoi mos-koordinimin e qeverisë me presidencën, duke e akuzuar kryeministrin Albin Kurti për përdorim politik të situatës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …