Nderim e përkujtim viktimave të 11 Shtatorit të vitit 2001

Kryetari i Komunës së Ferizajt z. Agim Aliu përmes rrjetit të tij social facebook ka përkujtuar viktimat e 11 shtatorit të vitit 2001 pas sulmit terrorist mbi Kullat Binjake në New York.

“11 Shtatori për mbarë botën përfaqëson datën e kthesës së mbarë njerëzimit, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në luftë kundër terrorizmit, pas sulmit terrorist mbi Kullat Binjake në 11 Shtatorin e vitit 2001.

Nderim e përkujtim viktimave të 11 Shtatorit dhe gjithë viktimave të terrorizmit. Përjetë aleatë e bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës” thuhet në postimin e kryetarit Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …