Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka shprehur shqetësimin e tij pas vendimit të Gjykatës së Apelit, në Hagë, për të zvogëluar dënimin e Salih Mustafës nga 22 në 15 vjet burg. Murati ka theksuar se zbritja e dënimit nuk mund të zbusë padrejtësinë e gjykimit ndaj çlirimtarëve. Lufta çlirimtare e udhëhequr nga UÇK-ja, është nën goditje dhe ka paralajmëruar se përpjekjet për të dëmtuar luftën e drejtë të Kosovës do të dështojnë përkundër përpjekjeve politike. Ai ka shprehur solidaritetin me Salih Mustafën dhe bashkëluftëtarët e tij që janë në Hagë dhe ka ritheksuar se lufta për të drejtat e shqiptarëve dhe historinë e tyre, është një betejë që do të vazhdojë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …