Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, lidhur me qëndrimin e tij ndaj Korporatës Energjetike të Kosovës. Ai e konsideron lavdërimin e Kurtit për KEK-un si të çuditshëm dhe krejt të pakuptimtë, duke sqaruar se Kurti po u drejtohet përfituesve të mëdhenj të KEK-ut, në vend të punëtorëve të kompanisë. Haradinaj ka akuzuar qeverinë për mungesë transparence në lidhje me importin e energjisë elektrike, duke kërkuar sqarime për shumat e shpenzuara dhe furnizuesit. Haradinaj rikujtoi refuzimin nga ana e Kurtit të gazit amerikan dhe anulimin e projektit Kosova C, si dhe shtrenjtimi i dyfishtë i energjisë për qytetarët. Kosovës i mbetet që edhe këtë dimër të lutet që do të jetë dimër i butë dhe të ketë rrymë të mjaftueshme dhe çmim të lirë në treg, paralajmëron Haradinaj, duke shprehur shqetësimin e tij lidhur me situatën energjetike në vend.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …