Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka deklaruar se Kosova është prioritet kombëtar i shtetit shqiptar. Në një konferencë për medie me kryekuvendarin, Glauk Konjufca, është folur lidhur me një konkretizim më të detajuar të partneritetit. Kryekuvendarja, Elisa Spiropali tha se për Shqipërinë dhe Kosovën bashkëpunimi është një prioritet i pandashëm, është një binom stabilizues dhe orientues për të nesërmen tonë por edhe për të gjithë rajonin. Me kryetarin Konjufca ne ndamë që t’u sugjerojmë qeverive tona një konkretizim më të detajuar të partneritetit strategjik e gjithëpërfshirës duke bërë atë një model inkurajues për bashkëpunimin rajonal ndër shqiptarë dhe më gjerë. Dy Kuvendet tona kanë potenciale patriotike dhe politike, kanë detyrimin kushtetues, historik dhe moral që të bëhen edhe më shumë promotor të integrimit dhe mirëkuptimit rajonal, ka nënvizuar, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Speciale refuzon kërkesën e Pjetër Shalës për mosparaqitje në seancën e shpalljes së Urdhrit për Zhdëmtim
Gjykata Speciale ka njoftuar se Trupi Gjykues ka refuzuar kërkesën e Mbrojtjes për të lejuar …