Aktivistët e Vetëvendosjes e gjuajnë me ngjyrë veturën e ministrit, Hyseni

Aktivistët e Vetëvendosjes e gjuajnë me ngjyrë veturën e ministrit, Hyseni

Aktivistë të Vetëvendosjes kanë gjuajtur me ngjyrë veturën e ministrit të Punëve të Brendshme, Skender Hyseni. Ky subjekt ka marrë përgjegjësinë për këtë aksion, duke thënë se kanë reaguar në mënyrë simbolike ndaj urdhrit të ministrit, Hyseni për t’i deportuar nga Kosova aktivistët e Vetëvendosjes nga Shqipëria. “Urdhrat që ndalojnë lirinë e lëvizjes, hyrjen dhe qëndrimin në Kosovë të qytetarëve nga Republika e Shqipërisë, janë urdhra me prapavijë politike dhe të padrejtë. Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, duke urdhëruar dëbimin nga Kosova për aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! të cilët nuk kanë shkelur asnjë ligj po bën gabime të rënda politike. Policia dhe institucionet e rendit të drejtuara prej tij po shkelin të drejtat e liritë e njeriut, madje edhe ligjet e Kosovës duke përndjekur aktivistët e Lëvizjes me origjinë nga Shqipëria. Për këto arsye, sot ne kemi gjuajtur me ngjyrë veturën e tij gjatë një aksioni simbolik nga aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Ndalimin e hyrjes në Kosovë për Dejona Mihalin, e më herët deportimet e aktivistëve Boiken Abazi, Arbër Zaimi, Dejona Mihali dhe Bashkim Rodoni, kjo qeveri po i bën në kohën kur strukturat kriminale të Serbisë enden të lirë nëpër Kosovë, madje me përcjellje të policisë”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes. Ky subjekt ka kërkuar heqjen e menjëhershme të urdhër-ndalimit për Dejona Mihalin, Bashkim Rodonin e Boiken Abazin, si dhe ndaljen e persekutimit të aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga Republika e Shqipërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …