Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, në një postim rreth bllokimit të rrugëve në territorin serb për kalimtarët shqiptarë, tha se Bashkimi Europian nuk po reagon njëjtë ndaj Serbisë si ndaj Kosovës. Duke akuzuar zëdhënësin e Shërbimit të Jashtëm Europian, Peter Stano, ai deklaroi se Zvicra nuk e do diplomatin Lajçak për ambasador. Vetë Lajçak, sa ishte Ministër i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, në Beograd pati thënë që jam këtu për të garantuar se Sllovakia kurrë nuk do ta njohë Pavarësinë e Kosovës. Pas dështimit në dialog dhe njëanshmërisë aspak diplomatike, duket që edhe një shtet neutral si Zvicra nuk e do për ambasador, kishte thënë, Adnan Rrustemi. Deklarata e tij u pëlqye edhe nga zyrtarë tjerë partiakë të Vetëvendosjes. Ndërkohë kjo deklaratë u hodh poshtë nga Ministria e Jashtme e Zvicrës. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Pierre-Alain Eltshinger ka konfirmuar se pretendimi që Zvicra nuk e pranoi akreditimin e z. Lajcak nuk është i saktë. (Gazeta Express)
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …