Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, ka pritur në takim ambasadorin e Serbisë në Podgoricë, Nebojsha Rodiq, ku është diskutuar për situatën në Kosovë. Në komunikatën zyrtare për këtë takim, publikuar në ueb-faqen e parlamentit malazez, institucionet e Kosovës janë cilësuar si të përkohshme,” \një term i përdorur nga shteti serb që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Në komunikatë, janë paraqitur disa nga kërkesat e Serbisë, të cilat përfshijnë: Organizimi i zgjedhjeve të lira, kthimi urgjent i 700 policëve serbë, rikthimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë, formimi i Asociacionit të Komunave Serbe, lirimi i të gjithë personave të burgosur për arsye politike, zgjidhja e bllokadës së importit të produkteve nga Serbia në Kosovë, që ka qenë në fuqi për 14 muaj. Ky takim dhe komunikata e publikuar kanë shkaktuar reagime në Kosovë dhe në rrethin ndërkombëtar, duke nxitur diskutime rreth qëndrimeve të Malit të Zi dhe Serbisë ndaj situatës në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …