Në gjykimin e Gavrilo Milosavleviqit, i akuzuar nga Prokuroria lidhur me masakrën në Burgun e Dubravës, ka dëshmuar, Avdi Mehmeti. Milosavleviq akuzohet se, si zyrtar i Burgut të Dubravës gjatë periudhës së luftës në Kosovë, ka aplikuar masa represive të vrasjes, rrahjes, maltretimit dhe torturës ndaj të burgosurve civilë shqiptarë. Në dëshminë e tij, Avni Mehmeti, i cili ka qenë i burgosur në Burgun e Dubravës gjatë majit të vitit 1999, ka përshkruar përjetimet e tij gjatë masakrës që ndodhi atje. Ai rrëfeu se, në ditën kritike, disa gardianë e kishin thirrur për të rreshtuar në fushën e sportit me pretekstin e transferimit në një burg tjetër. Pas kësaj, kishte filluar një sulm me granata dore nga jashtë mureve të burgut, dhe më pas gjuajtjet me pushkë automatike dhe armë të tjera. Përkundër kësaj Gavrilo Milosavleviq deklaroi se nuk ndihej fajtor.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …