Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër Milan Radoiçiqit dhe 44 serbëve të tjerë për sulmin terrorist që kanp ndërmarrë më 24 shtator 2023 në fshatin Banjskë të Zveçanit. Të akuzuarit janë ngarkuar për përdorimin e dhunës dhe armatimit të rëndë në përpjekje për të shkëputur pjesën veriore të Kosovës dhe për ta bashkuar atë me Serbinë. Gjatë këtij sulmi, zyrtari policor Afrim Bunjaku humbi jetën, ndërsa disa zyrtarë të tjerë, u plagosën. Prokuroria ngarkon Milan Radoiçiqin dhe grupin e tij për një sërë veprash penale si, “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues”, dhe “Shpërlarja e parave”. Radoiçiq akuzohet gjithashtu për pasurim të paligjshëm që nga viti 2017, me pasuritë e tij të dyshuara të transferuara tek persona të tretë për të fshehur burimin e tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …