Java e tretë e mësimit, nxënësit me mungesë të teksteve mësimore

Në mbledhjen e nëntë të Komitetit për komunitete të komunës së Malishevës, të cilën e udhëhoqi, Amrush Helshani, fillimisht u nderua dhe u vlerësua lartë jeta dhe veprën e ish nënkryetarit të Komunës së Malishevës, drejtorit për shëndetësi e mirëqenie sociale, veprimtarit e luftëtarit të UÇK-së, Hajdin Berisha, që ditë më parë ndërroi jetë.
Ai nga të gjithë anëtarët e komitetit u vlerësua për angazhimin në detyrat dhe përgjegjësitë që i kishte në institucionet publike dhe politike, ku më profesionalizëm e përgjegjësi u shërbej gjithë qaytetarëve.
Po në këtë mbledhje, theks të veçantë për diskutim, zuri mungesa e madhe e teksteve që nuk u furnizuan nxënësit edhe pse tashmë mësimi i rregullt hyri në javën e tretë, si dhe disa vështirësi teknike nëpër institucionet shkollore, ku raportuan drejtorët e tri shkollave fillore të mesme të ulëta, në Banjë, Kijevë dhe Malishevë si dhe për çështje tjera me të cilat po ballafaqohen në këtë fillim vit shkollor.
Takimi përfundoi me disa rekomandime të anëtarëve që vlerësuan se mund të ofrojnë zgjidhje të këtyre vështirësive.

Kontrolloni gjithashtu

Finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në …