Kryetari Kastrati vazhdon angazhimet rreth çështjes së energjisë elektrike në komunën e Malishevës

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme që ndërlidhen me përmirësimin e situatës me energji elektrike në komunën e Malishevës, ka pritur në takim kryeshefin ekzekutiv të KOSTT-it, Evetar Zeqiri, me të cilin kanë bashkëbiseduar për domosdoshmërinë e avancimit edhe më tej të procedurave që kanë të bëjnë me ndërtimin e Nënstacionit të ri në Malishevë.

Kryetari Kastrati gjatë këtij takimi ka theksuar se situata me energjie elektrike në territorin e komunës së Malishevës është tejet e rënduar, ku janë duke pësuar dëme të mëdha ekonomitë familjare dhe bizneset, dhe po ashtu është duke pasur ndikim negativ edhe tek investitorët e mundshëm.

Prandaj, është jetike që KOSTT dhe institucionet tjera qendrore që janë përgjegjëse për furnizim me energji elektrike në nivel vendi, të marrin hapat e duhur, me qëllim që ti hapet rrugë ndërtimit të Nënstacionit të ri në Malishevë.

Pas takimit, drejtuesit e KOSTT së bashku me drejtorët komunalë dhe zyrtarët e fushës përkatëse, kanë dalë në terren për të parë nga afër lokacionin që Komuna e Malishevës e ka ndarë për ndërtimin e Nënstacionit 220/35/10(20)kw, projekt që kap vlerën rreth 6.8 milion euro, dhe që ofron zgjidhje afatgjate për gjithë territorin e komunës së Malishevës sa i përket furnizimit me energji elektrike.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …