SPAK-u për dosjen “Partizani” i ka ngritur akuza: Sali Berishës, Jamarbër Malltezit, Fatmir Bektashit, Andia Pustinës e Xhimi Begesë

Numri i personave të akuzuar për dosjen “Partizani” ka shkuar në pesë, ku tashmë veç Sali Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, të akuzuar janë edhe ndërtuesi Fatmir Bektashi, Andia Pustina dhe Xhimi Begeja. Gazetarja e Top Channelit, Anila Hoxha mëson se ndërtuesit Fatmir Bektashit i janë komunikuar ditën e sotme akuzat për  korrupsion aktiv të funksionarëve shtetëror dhe pastrim të parave. Ajo raporton se sipas dosjes së Prokurorisë, SPAK thotë se Bektashi është personi që ka korruptuar Jamarbër Malltezin, e ky i fundit më pas Sali Berishën. Pyetjeve të gazetares së Top Channel i akuzuari refuzoi t’ju përgjigjet, duke bërë ironi, një sjellje kjo e të pandehurit qe ka qenë e tillë prej ditës së parë kur gjykata antikorrupsion caktoi masën e detyrimit me paraqitje. Po ashtu e pandehur do të merret edhe shtetasja Andia Pustina, të cilës do t’i komunikohet akuza e pastrimit të parave, ndërsa iu komunikua akuza për pastrim parash edhe Xhimi Begejas.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …