Vetëvendosja në Besianë ka bërë të ditur se asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në këtë komunë, Ekrem Rrahmani, në seancën e djeshme të Kuvendit të Komunës, është përpjekur ta sulmojë fizikisht kryetarin, Shpejtim Bulliqin. Në komunikatë thuhet se asamblistët e LDK-së, e veçmas Ekrem Rrahmani, “pothuajse në secilën seancë të Kuvendit vazhdon me fyerje e sjellje prej rrugaçësh si ndaj këshilltarëve të partisë tonë, po ashtu edhe ndaj kryesuesit të Kuvendit. Këshilltari Hodolli kohë më parë e ka deklaruar daljen nga Grupi i LDK-së, po nuk ka hequr dorë edhe nga partia e tij. Duke qenë kështu, ai ka vazhduar të jetë anëtar i Komitetit për Komunitete. Por, kërkesa shumë meskine e LDK-së ishte që Hodolli të zëvendësohet me një anëtar tjetër të tyre, gjë që edhe u hodh në votim nga kryesuesi, por që nuk i mori votat e mjaftueshme”.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …