Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha” Puqi me 14 shtator për ta rrëzuar qeverinë e Shqipërisë dështoi me turp dhe me pasoja

Dërguesit nga Beogradi, përmes kuislingëve e kolaboracionistëve të Kosovës, e bënë strategjinë famëkeqe!

Në gjendje lufte ishte Kosova me Serbinë, por kuislingët shqipfolës nuk ndaleshin, duke u takuar dhe duke bërë marrëveshje me Serbinë, drejt për së drejti me Millosheviqin në Beograd!

Ky takim i njeriut në krye me Rugovën, Aganin, Nushin, Bakallin, Sorroin dhe Skender Hysenin! Dy takimet, ai i muajit maj dhe i korrikut të vitit 1998!

Në këtë rast, s’po e potencoj takimin e tretë me Millutinoviqin!

Me këto dy takime të para, përafruan qëndrimet e përbashkëta dhe bashkëpunuan kundër UÇK-së! Kështu që sipas tyre, forcat serbo-sllave, pasi ta asgjasonin UÇK-në, kuislingët morën detyrë ta rrëzonin Qeverinë e Shqipërisë me puç të armatosur, duke mobilizuar 400 farkistë! Kështu do ta sillnin Berishën në krye të Qeverisë së Shqipërisë!

Sipas Milloshit dhe kuislingëve, pas marrjes së pushtetit nga Berisha, në Shqipëri do t’u hapej rruga për organizimin, furnizimin dhe përkrahjen e UÇK-së nga Shqipëria! Ndërsa forcat serbo-sllave do ta shkatërronin UÇK-në në Kosovë!

Kështu mendonin kuislingët që më pas do të merrnin nga Millosheviqi një autonomi substanciale nën Serbi! Shumë gjëra ishin detajuar në marrëveshjen e tyre! Fillimisht, një qeveri teknike, pastaj, me asgjësimin e UÇK-së, do ta krijonin një pushtet nën pushtuesin! Me përqindjen e milicisë 10/1, një shqiptar për një serb, ndërsa ligjet dhe gjykata kushtetuese me ushtrinë në Kosovë do të ishin të Serbisë!

Parakushti ishte që kuislingët ta realizonin puçin më së largu deri më 14 Shtator 1998! Si pasojë, ndodhi ofensiva armike gjithpërfshirëse në Kosovë më 22-23-24-25 Gusht, në tërë Kosovën!

UÇK-ja u dëmtua shumë, por nuk u shkatërrua dhe as nuk u shpartallua, edhe pse Millosheviqi e proklamoi para gazetarëve si të asgjësuar UÇK-në. Lufta vazhdoi edhe gjatë Shtatorit, UÇK-ja fuqimisht rezistoi në luftime të përditshme deri në çlirimin përfundimtar!

Në Shqipëri, që nga 12-13 Shtatori filloi uragani i forcave puçiste, pikërisht nga veriu, duke u përplasur dhe luftuar me armë kundër policisë dhe forcave të rendit që u goditën në postet komandë të tyre, gjë që ato bënë rezistencë në mbrojtje!

Kjo ishte vetëm fillimi për të krijuar alibi dhe urrejtje ndaj pushtetit, si dhe për të trimëruar puçistët! Në rrugëtimin drejt puçit në Tiranë u vra Azem Hajdari, një vrasje krejt politike për shkak se mund të ishte i pa-menaxhueshëm nga Berisha dhe i papërshtatshëm për kuislingët e Kosovës dhe Serbinë!

Forcat e premtuara nga Farku, nga 400, morën pjesë në puç vetëm 180 sosh, patë edhe nga dezertorët e UÇK-së, që përhapnin gjithandej propagandën se nuk ka më UÇK dhe i vunë flakën bashkë me puçistët të tjerë objekteve qeveritare e të tjera në Tiranë e më gjerë!

Kështu, me armët dhe tanket në rrugë, bllokuan institucionet dhe objektet qeveritare dhe u fut Sali Berisha në Kryeministri! Çdo skenë është e inçizuar me kamerë dhe shihet qartë kush ishin më të zjarrtët!

Fal ndërhyrjes së Ambasadës Amerikane dhe një pjese të shëndosh ushtarake-polici, u detyrua Berisha të dilte nga Kryeministria, më vonë do të tërhiqte fshehtas me thasë rreth 200 armë nga selia Blu!

Puçi bëri dëme njerëzore e materiale dhe përfundoi me dështim dhe turp! Në krye të Qeverisë Shqiptare, pas kësaj ngjarjeje, erdhi Pandeli Majko, ndërsa në Kosovë, disa luftëtarë të UÇK-së, ruajtën kompaktsinë, pozitat dhe terrenet e marrë me luftë!

U rikthye riorganizimi dhe fuqizimi i UÇK-së! Lufta e lavdishme e UÇK-së vazhdoi kundër armiqve deri sa dështuan të gjitha palët: Berisha, Rugova dhe Milloshi!

Lufta zgjati me përkrahjen e Shqipërisë dhe të NATO-s deri më 12 Qershor, deri sa kapitulloi Serbia!

Shkurtimisht, përshkrova një strategji famëkeqe të dështuar, me të gjithë aktorët! Përndryshe do ta lodhja lexuesin, po ta paraqitja krejt ngjarjen në detaje, kjo ishte vetëm një kujtim në këtë përvjetor!

Mbetet për çdo shqiptar ta mendojë si do të ishte tani Kosova!

12 Shtator 2024
Sadik Halitjaha

Kontrolloni gjithashtu

REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …