leoni

BE-ja ka mirëpritur vendimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës për ngritjen e aktakuzës ndaj 45 të dyshuarve për sulmin në Banjskë

Bashkimi Evropian ka mirëpritur  vendimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës për ngritjen e aktakuzës ndaj 45 personave përgjegjës, në mesin e tyre edhe Milan Radoiçiqin, për sulmin terrorist të 24 shtatorit të vitit 2023, në Banjska ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku. Zëdhënësi i BE-së Peter Stano, në një konferencë për media në Bruksel, ka thënë se janë duke pritur tashmë vendimin e gjykatës dhe se fajtorët duhet të mbahen përgjegjës. Peter Stano, ka theksuar se BE në vazhdimësi ka përsëritur se sulmi në Banjska përbën eskalim të situatës dhe se është gjykata e Kosovës ajo e cila do të vendosë në lidhje me rastin. Ai ka folur edhe rreth mundësisë së ekstradimit të Radoiçiq në Kosovë, duke thënë se Serbia duhet të bashkëpunojë plotësisht.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …