Mediet në Serbi bëjnë të ditur se kryetari, Aleksandër Vuçiç pritet që sot. më 13 shtator, të shpallë okupimin e Veriut të Kosovës. Ai do t’i drejtohet kombit në një fjalim pasdite në orën 18:00, ku do t’i komunikojë vendimet e marra. Lidershipi shtetëror ende po diskuton tema të ndryshme dhe në tavolinë është opsioni për shpalljen e okupimit të një pjesë të territorit të Republikës së Serbisë të Veriut të Kosovës që Beogradi e konsideron territor të tij. Sipas medieve serbe, ky vendim i Vuçiç do të merret për shkak të “terrorit që populli në Kosovë ka vuajtur me vite, i cili është përshkallëzuar në ditët e fundit”. Kohët e fundit ka pasur një seri ngjarjesh të pakëndshme, gjatë bllokadës tashmë 14 ditore të institucioneve serbe, dhunimi brutale, keqtrajtimi dhe arrestimi i katër të rinjve serbë që festonin ditëlindjen e tyre, flasin a shkruajnë mediet në Serbi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …