Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mënyrën e menaxhimit të situatës në veri të Kosovës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga AAK, Pal Lekaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti për mënyrën e menaxhimit të situatës në veri të Kosovës. Lekaj ka shprehur shqetësimin për mungesën e koordinimit me faktorin ndërkombëtar, duke e cilësuar këtë si një problem të madh. Edhe unë jam për hapjen e urës, edhe unë jam që të mos kemi asociacion me kompetenca ekzekutive, edhe unë jam për shtrirje të sovranitetit, por kemi një dallim, ne si AAK asnjëherë nuk i kemi kundërshtuar veprimet e Kurtit në veri, por e kemi kundërshtuar moskoordinimin me faktorin ndërkombëtar. Pse tani Kurti nuk e hap urën tash? Çfarë matje është ajo me dy kamionë a ka forcë ura me mbajt? Kjo është mashtrim për qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Kush mbanë përgjegjësi se Moratoriumi e gjen Kosovën pa 23 ambasadorë, nga 32 sa i ka vendi ynë

Raporti Ndërkombëtar: Rënie e besueshmërisë në zgjedhje dhe roli i parlamentit në pothuajse gjysmë shekulli

Një raport i fundit,  i publikuar  nga Instituti Ndërkombëtar për Demokraci dhe Ndihmë Zgjedhore, me …