Amerika dhe BE-ja vlerësojnë ngritjen a aktakuzës nga Prokuroria e Kosovës, kundër 45 serbëve për sulmin, në Banjskë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në  Prishtinë e ka përshëndetur punën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për ngritjen e aktakuzës ndaj 45 serbëve, përfshirë Milan Radoiçiqin, për organizimin dhe kryerjen e sulmit të armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë më 24 shtator 2023. Zëdhënësi i ambasadës amerikane theksoi rëndësinë e mbajtjes së përgjegjësisë për këtë krim dhe mbështetjen për sundimin e ligjit në Kosovë. Bashkimi Evropian gjithashtu mirëpriti këtë zhvillim, duke nënvizuar rëndësinë e respektimit të procesit gjyqësor. Kryeministri Albin Kurti përsëriti thirrjen për bashkëpunim nga Serbia për dorëzimin e Radoiçiqit.

Kontrolloni gjithashtu

Avokati i Rexhep Selimit, Xhefri Roberts e ka marrë në pyetje dëshmitarin e 16-të, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Geoffrey Roberts: Jemi të lumtur që ka ardhur fundi i çështjes së prokurorisë, presim rezultat pozitiv

Geoffrey Roberts, avokati i Rexhep Selimit, ka shprehur kënaqësinë e tij në një intervistë për …