Qeveria e Kosovës në reagimin e saj ka shkuar aq larg sa aksionin simbolik të Vetëvendosjes ndaj veturës së ministrit, Skender Hyseni, e ka quajtur ‘akt kriminal’. Ndonëse aktivistët e Vetëvendosjes hodhën vetëm ngjyrë në veturën e ministrit të Brendshëm, Qeveria e Isa Mustafës konsideron se është rrezikuar shëndeti dhe jeta e ministrit të saj poltron. “Lëvizja Vetëvendosje me këtë veprim dëshmoi edhe njëherë se është në gjendje të rrezikoj jetën e qytetarëve të vendit dhe të përfaqësuesve legjitim të institucioneve, me qëllim të realizimit të skenarëve të saj kundër shtetit të Kosovës. Siç ka ndodhur edhe në muajt e kaluar, Lëvizja Vetëvendosje po angazhohet që të dëmtojë progresin e Kosovës në proceset eurointegruese, përkatësisht po bën përpjekje që të pamundësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve në vendet e BE-së, siç ka bërë edhe në të kaluarën kur me veprimet e saj ka pasur ndikim në mos anëtarësimin e Kosovës në UNESCO dhe ka dëmtuar ndjeshëm imazhin e shtetit”, thuhet në reagimin e Qeverisë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …