Sot në Rezallë të Re të komunës së Skënderajt kanë filluar punimet e projektit për asfaltimin e rrugëve dhe degëzimeve brenda lagjeve të këtij fshati.
Kryetari i Komunës, Fadil Nura bashkë me nënkryetarin Sami Lushtaku dhe drejtorin për Urbanizëm, Driton Mulaj, kanë vizituar punimet, të cilat kanë hyrë në fazën e fundit para asfaltimit.