Në mbledhjen e Komitetit për Komunitete të Komunës së Deçanit që u mbajtë të premtën morën pjesë anëtarët e Komitetit për Komunitete, të OSBE-së, UNMIK-ut si dhe Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, Dafina Cacaj.
Takimi u kryesua nga Shkelzen Berisha.
Për mbledhje ishin propozuar këto pika të rendit të ditës:
1. Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
2. Raport nga ZLK-ja
3. Ftesë drejtorisë për Buxhet e Financa, aprovimi i buxhetit për vitin e ardhshëm, përfshirja e propozimeve nga komunitetet në planifikimin e buxhetit
4. Diskutim me z. Edmond Dushi rreth aktiviteteve me OSBE-në
5. Të ndryshme:
Sa i përket raportit të ZLK-së, Shaban Pejçinovic udhëheqës i kësaj zyre raportoj për punët e zyrës së Komitetit të Komuniteteve.
Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj i inkurajoj përfaqësuesit e komuniteteve jo shumicë që të paraqesin kërkesa konkrete dhe se te njëjtat do të shqyrtohen.
Përfaqësuesi i OSBE-së, z. Edmon Dushin njoftoi për aktivitetet qe do të zhvillohen për këtë muaj me komunitetet jo shumicë.