leoni

Pesë deputetë të opozitës, në Kuvendin e Shqipërisë janë bërë bashkë për të kundërshtuar listat e mbyllura

Pesë deputetë të opozitës, në Kuvendin e Shqipërisë janë bërë bashkë për të kundërshtuar listat e mbyllura

Në një konferencë të përbashkët deputetët e Kuvendit të Shqipërisë  Dashamir Shehi, Enkelejd Aliebaj, Flutura Açka, Arbi Agalliu dhe Selaudin Jakupllari thanë se janë kundër daljes në zgjedhjet e ardhshme parlamentare me lista të mbyllura. ”Na bashkon një qëndrim i qartë dhe i saktë pa ekuivok në mbështetjen e drejtësisë. Raportet me partnerët strategjikë janë të domosdoshme. Ne që jemi këtu mendojmë që sot opozita por dhe parlamenti është distancuar vite dritë larg nga publiku. Një nga elementet është vota përmes listave të hapura. Është e udhës që sot ti dorëzohet popullit e drejta të vendosë dhe një nga këto është vendimi për të dalë me lista të hapura”, tha Alibeaj. Ndërsa Dashamir Shehi është i bindur se nuk janë vetëm 5 deputetë kundër listave të mbyllura brenda në sallën e kuvendit dhe nxit kolegët të dalin hapur.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …