leoni

Pensionistët

Nijazi Gashi ka thënë se gjatë mandatit të qeverisë Kurti, krahas premtimeve nuk është ndërmarrë asgjë për pensionist

Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Nijazi Gashi ka deklaruar se për tri vjet e gjysmë të kësaj qeverie, atyre nuk ju është ofruar asgjë dhe se pensionistë janë lënë në gjendje të mjerueshme. Për këtë ai ka thënë se qeveria aktuale është shembulli më i keq i kujdesit ndaj të moshuarve, duke bërë thirrje që më mos të votohet Vetëvendosje. Gashi ka thënë se gjatë mandatit të qeverisë Kurti, krahas premtimeve nuk është ndërmarrë asgjë për pensionistët. “Ajo që ka ofruar qeveria, do të thotë është një periudhë katër vjeçare që nuk ka ndërmarrë asgjë për çështjen e pensioneve, gjë që në aspektin ligjor e ka pasur obligim çdo vit me bë vlerësimin e kostos së inflacionet dhe në bazë të kostos jetësore me i ngrit pensionet, por një gjë të tillë nuk e ka bërë. Pensionistët momentalisht janë në gjendje të mjerueshme”, ka thënë Gashi. Sipas tij, qeveria ka shkelur tri kategoritë më fragjile të shoqërisë, duke shtuar se nuk ka bërë asgjë për fëmijët, rininë dhe pensionistët.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …