Anëtarja e Partisë Socialdemokrate, Teutë Rrusta, ka kritikuar ashpër qasjen e kryeministrit Albin Kurti ndaj veriut të Kosovës, duke theksuar se veprimet e tij kanë shndërruar situatën atje në një çështje të lidhur kryesisht me krimin dhe mungesën e legalitetit. Problemi i veriut është thellësisht politik dhe jo vetëm një çështje kriminale, siç e portretizon qeveria aktuale. Ajo ka paralajmëruar se mungesa e përfaqësimit politik të serbëve në veri është një nga arsyet kryesore për rritjen e paqartësive dhe kriminalitetit në atë rajon. Vendimet e qeverisë për të ndjekur një politikë të dyfishtë, ku nga njëra anë merr pjesë në dialog dhe nga ana tjetër vepron në terren në mënyrë të pandershme, kanë kontribuar në përkeqësimin e situatës, ka deklaruar Teuta Rrusta.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …