Në afërsi të vendkalimit kufitar në Bllacë, pranë rreth-rrotullimeve të autostradës, Bllacë-Shkup, Qeveria e Maqedonisë ka hequr mbishkrimet në gjuhën shqipe dhe ka vendosur mbishkrime të reja në maqedonisht, anglisht dhe frëngjisht. Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore”, e drejtuar nga Koce Trajanovski, ka vendosur tabela të reja pranë vendkalimit kufitar Bllacë, duke zëvendësuar tabelat e vjetra që përmbanin edhe mbishkrime në gjuhën shqipe. Ky veprim është bërë me lejen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, pasi tabela lidhet me zonën e kufirit. Ky ndryshim ka shkaktuar reagime të shumta, pasi shqipja më parë ishte pjesë e tabelave së bashku me maqedonishten dhe anglishten. Lidhur me këtë akt antishqiptar nuk kanë reaguar vasalët e koalicionit qeveritar VLEN, shkizmatët e taravarët e Albin Kurtit, përkrahësit VMRO-së.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …