Lahi Brahimaj: Takimi i brezave, Sala dhe Aza, kujtesa e gjallë e sakrificës dhe trashëgimisë sonë

Kujtimet e një kombi janë të gdhendura në vendet e shenjta dhe në fytyrat e atyre që i trashëgojnë ato.
Bashkë me vajzën time të vogël Azën, kishim nderin të vizitojmë kullën e familjes Jashari, ku na pritën me bujari djemtë dhe mbesat e heronjve Hamit dhe Sala Jashari. Ishte një moment prekës të shihja Salën dhe Azën e re bashkë, si një kujtesë e gjallë e sakrificës dhe trashëgimisë sonë.
Historia jonë vazhdon të jetojë përmes brezave të rinj, duke na kujtuar vazhdimisht se liria është e rrënjosur thellë në guximin e atyre që u sakrifikuan në altarin e saj.
Faleminderit Jashar, Sahit, Musë Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …