Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq duke folur për Kosovën, ka kërkuar kthimin e status-quos- 25-vjeçare në veri. Ai kërkon shpalljen e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, kthimin e serbëve në Polici dhe gjyqësor, si dhe tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga rajoni i veriut. Në një fjalim para kombit, më 13 shtator, Vuçiq ka thënë se Serbia beson që përmbushja e kërkesave përbën parakusht të domosdoshëm për një përparim domethënës, në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Kërkojmë të kthehemi te gjithçka që është arritur dhe përparuar në procesin e dialogut. Ai ka paralajmëruar se Beogradi do të nisë një fushatë diplomatike globale, në mënyrë që të plotësohen këto kërkesa. Sipas një dokumenti që u është shpërndarë mediave para adresimit të Vuçiqit, Parlamenti serb do të miratojë një vendim për paligjshmërinë e të gjitha institucioneve të themeluara në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë. Nuk ekziston ai mrekullibërës që mund t’u sjellë serbëve një zgjidhje të mirë për Kosovën, këtë e pranoj, edhe pse jam presidenti që ka zhvilluar më së shumti bisedime, ka thënë Vuçiq në një fjalim drejtuar popullit serb.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …