Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Fajtori për situatën në veri është Vuçiqi, por këtë ia ka mundësuar politika shkurtpamëse e qeverisë Kurti

Kryetari  i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar kërkesat që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i ka paraqitur  në një konferencë për media ndaj Kosovës. Ai  ka thënë se për situatën e rënduar në veri të Kosovës, përgjegjës kryesor është presidenti serb, pasi ka  sabotuar çdo nismë për vendosjen e normalitetit dhe integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës. Ai e ka minuar procesin e dialogut për njohje. Ai i ka urdhëruar serbët lokalë të braktisin jetën institucionale. Ai i ka urdhëruar ata t’i braktisin zgjedhjet. Ai i ka mbështetur grupet kriminale dhe i ndikuar edhe nga Rusia, ka hartuar skenar për destabilizimin e Kosovës. Prandaj kërkesat e tij sot, janë veç vazhdimësi e luftës së tij kundër Kosovës. Ramush Haradinaj, ka saktësuar me këtë rast se   terrenin për këto veprime anti-Kosovë të Serbisë e ka krijuar politika shkurtpamëse e qeverisë Kurti. “E dhimbshme, por fatkeqësisht terrenin për këto veprime anti-Kosovë të Serbisë, të mbështetura edhe nga disa qarqe ndërkombëtare, e ka krijuar politika shkurtpamëse e qeverisë Kurti. Ajo ka bërë që politika fashiste e Serbisë ndaj Kosovës, të mos duket edhe aq e keqe. Me Serbinë ka veç një zgjidhje, njohja e ndërsjellë në kufijtë ekzistues,  ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …