leoni

Rashit Qalaj: Qëndrimi sa më i gjatë i serbëve në rrugë në Jarinjë e Bërnjak e tensionon edhe më shumë situatën

Qalaj: Paralajmërimet e SHBA-së se mund të ndërpritet bashkëpunimi i tyre me Policinë e Kosovës, janë tejet shqetësuese

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Reshat Qalaj ka thënë se paralajmërimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi mundësinë e ndërprerjes nga ana e tyre me policinë e Kosovës, janë shumë shqetësuese. Ai ka theksuar se policia duhet të veproj e pandikuar nga aspekti operacional ashtu siç përcakton edhe ligji i policisë. “Ka një kohë bukur të gjatë, ka dy tri-vite që ne jemi duke folur vazhdimisht mbi ndikimin direkt të Ministrisë së Brendshme dhe qeverisë së Kosovës në punët operacionale të Policisë së Kosovës. Asnjë parti politike, askush, asnjë politikan, pavarësisht a është i pozitës apo i opozitës nuk duhet të ketë tendenca të përzierjes në punët operacionale të policisë. Mund të them që PK-ja veç është sanksionuar nga ShBA-ja, meqenëse ka vite që askush më nuk shkon në trajnime në FBI. Sa kam informata janë ndalur edhe trajnimet në Gjermani e kështu me radhë, prandaj këto janë masat që janë duke u marrë fatkeqësisht ndaj Policisë së Kosovës” ka theksuar deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Reshat Qalaj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …