leoni

Pagat më të larta të vendit do t’ i ketë treshja: Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca më të ulëtat, shërbyesit civilë

Hoti: Nuk ka asnjë projekt kapital të realizuar nga Qeveria Kurti edhe pse i kanë pasur 12 miliard euro për t’i shpenzuar

Eksperti i ekonomisë, Avdullah Hoti ka theksuar se Qeveria Kurti nuk ka realizuar asnjë projekt kapital ndonëse i ka pasur 12 miliard euro për t’i shpenzuar. Ai ka shtuar më tutje se standardi i sotëm e jetës së qytetarëve është më i ultë se sa ai i para katër viteve. “Buxheti total kur merret me mandatin e kësaj qeverie me buxhetin edhe të vitit 2024 shkon në 12 miliardë euro, sepse ekonomia e Kosovës është rritur nga viti në vit, këta i kanë pasur 12 miliardë euro në dispozicion për t’i shpenzuar, edhe në paga edhe në subvencione, investime kapitale. Po ajo që ka ndodhur është shkatërrim shumë i madh, përkeqësim shumë i madh i strukturës së buxhetit duke i zvogëluar investimet kapitale, nga 23 për qind të buxhetit total në rreth 11 për qind. Duke i rritur subvencionin nga rreth 30-32 për qind të buxhetit total ka shkuar rreth 40 e disa për qind me këtë strukturë të buxhetit që kemi parë gjatë këtij mandati nuk ka zhvillim, nuk ka as mbijetesë” ka theksuar mes tjerash, deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …