leoni

Alicia Kearns: Eskalimi dhe agresioni i vazhdueshëm i Serbisë drejt Kosovës është i rrezikshëm dhe i papranueshëm

Kearns: Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar duhet të fokusohet urgjentisht në Ballkan

Deputetja e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns ka vlerësuar se pas deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar duhet të fokusohet urgjentisht në Ballkan. Ajo ka shkruar se Vuçiq po aludon në ndarjen e Kosovës por Kosova është shtet sovran. “Vuçiqi po thirret në librin e lojërave të Putinit, që përcakton planet për aneksimin e veriut të Kosovës. Kosova është shtet sovran. Ballkani duhet të largohet nga botëkuptimet ndarëse. Populli në veri të Kosovës dhe serbët e Kosovës meritojnë më mirë, e jo që të jenë pengje në ambiciet irredentiste” ka shkruar deputetja e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …