Surinami bëhet shteti i 112-të që njeh pavarësinë e Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, i cili ka thënë se ky shtet në Amerikën Jugore ka marrë vendim për njohjen e pavarësisë së Kosovës. “Surinami është shteti më i ri që e njeh Kosovën. Faleminderit Presidentit Dési Bouterse, të cilin pata kënaqësi ta takoj javën që shkoi në Gajana dhe Qeverisë të këtij vendi”, ka thënë ministri Hoxhaj në njoftimin e tij në Facebook. Përndryshe, Surinami është shtet me mbi gjysmë milion banorë dhe shtrihet në birgjet verilindore të Amerikës Jugore.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …